Lajme
Orlando: Sulmi kundër djalit të Nenad Rashiq, i motivuar politikisht
Demokracia
10:02 | 23 Shkurt 2021

Share:

Ambasadari i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka dënuar sulmin kundër djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, i cili u rrah dje nga një grup personash derisa po dilte nga shkolla në Graqanicë.

Ambasadori Orlando sulmin kundër djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, e ka quajtur sulm kundër vetë demokracisë, shkruan Demokracia.com.

“Unë i bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm kundër vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona lidhur me rastin.

Postimi i plotë i Nicola Orlando:

Unë i bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm kundër vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse.

https://twitter.com/nicolaorlando/status/1364122066396528640

Të ngjashme