Sport
Origi te Milani është çështje e kryer, testet mjekësore pas finales së Ligës së Kampioënve
Demokracia
13:00 | 19 Maj 2022

Share:

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Milanin pas finales së Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme.

Kontrata e ndërkombëtarit belg në Anfield skadon në verë dhe sulmuesi nuk ka arritur të arrijë numrin minimal të paraqitjeve për të zgjatur automatikisht qëndrimin e tij në klub.

Daniele Longo i Calciomercato.com, gazetari i parë që raportoi negociatat e Milanit me 27-vjeçarin në mars, tani pretendon se Origi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me drejtuesit e Serisë A pas finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Demokracia.com.

Liverpooli i Jurgen Klopp do të përballet me Real Madridin e Carlo Ancelottit në Paris më 28 maj dhe nga dita e nesërme, Origi do të jetë i lirë të udhëtojë në Milano për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Origi thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon në Stadio Meazza. Ai do t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë.

Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me belgun edhe për shkak të shkathtësisë së tij. Origi mund të luajë si sulmues ose si anësor dhe gjigantët e Serisë A kanë kërkuar përforcime në të dyja fushat./Demokracia.com/

Të ngjashme