Sport
Origi përfundimisht do vishet kuqezi, të martën testet mjekësore te Milani
Demokracia
17:57 | 27 Qershor 2022

Share:

Më në fund Milani do të zyrtarizojë edhe afrimin e parë të kësaj merkatoje.

Divock Origi do të zbarkojë sot në mbrëmje në Milano dhe nesër pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore dhe më pas do firmosë kontratën.

Belgu do të nënshkruajë për 4 vite me kuqezinjtë dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro plus bonuse, raportojnë mediat italane.

Ish-sulmuesi i Liverpool u largua nga “The Reds” si lojtarë i lirë, ndërsa dita e nesërme do të jetë edhe vendimtare për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Piolit, që tashmë do të ketë një alternativë më shumë për Giroud./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024