ShowBiz
Organizatorët e Glastonbury megjithatë ‘japin shpresë’ për adhuruesit e muzikës
Demokracia
15:05 | 23 Janar 2021

Share:

Organizatorët e festivalit që ditë më parë dha lajmin për anulimin e tij për këtë vit, Glastonbury, u kanë dhënë shpresë adhuruesve të muzikës se ka ende shpresa që festivali mund të ndodhë këtë vit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Themeluesi i festivalit Michael Eavis ka ngacmuar publikun duke treguar për një ngjarje “më të vogël” që mund të mbahet në shtator, e cila do të përkojë me datën e festivalit origjinal të viteve 1970.

Adhuruesit e muzikës u tronditën këtë javë kur festivali i cili do të zhvillohej midis 23-27 qershor, u anulua zyrtarisht për shkak të pandemisë së Covid.

Kjo pasoi anulimin e festivalit të këtij viti, që supozohej të përmbante performanca nga Kendrick Lamar, legjenda e muzikës Sir Paul McCartney dhe Taylor Swift.

Të ngjashme