Organizatat serbe e ruse organizojnë kampe ‘luftarake’ për
Organizatat serbe dhe ruse kanë organizuar kampe dhe aktivitete luftarake për fëmijët në Krushevc të Serbisë.
Nga fotot e publikuara, ajo se çfarë shihet aty është prezenca e simboleve ruse të luftës në Ukrainë.
“Në qytetin e Krushevcit, është mbajtur një ‘Zarnitsa’ për fëmijët. Ngjarja sportive dhe patriotike ka ndodhur nën drejtimin e organizatave serbe dhe ruse”, thuhet në përshkrim.
Vite më parë, organizata ruse ultra e djathtë “ENOT Corp” ka organizuar kampe paraushtarake rinore-patriotike në Rusi, ku kanë marrë pjesë edhe fëmijë nga Serbia.
Serbia hapi kampin rinor-patriotik “Zlatibor 2018”, ku një pjesë e trajnimit ushtarak për pjesëmarrësit e kampit, përfshirë të miturit, u mbajt nga anëtarë të ENOT Corp.