Lajme
Organizata që përkrah LVV-në mposhtet në zgjedhjet studentore të UP-së
Demokracia
22:20 | 10 Qershor 2022

Share:

Koalicioni mes tri organizatave të studentëve UDS-USPE-OPS ka fituar zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës, të cilat u mbajtën të premten.

Ky koalicion ka marrë mbi 43 për qind të votave në zgjedhjet ku të drejtë vote kanë pasur mbi 13 mijë studentë, përcjell Demokracia.com.

Organizata SKV, e cila përkrah Lëvizjen Vetëvendosje, ka dalë e dyta duke marrë 26 për qind të votave.

Në vend të tretë ka dalë Organizata Reforma e cila ka marrë 21 për qind të votave, kurse PSUP-ja 6.75 për qind.

Ndërsa, ISP-UP ka dalë e pesta me 1.44 për qind të votave, sipas të dhënave preliminare./Demokracia.com/

Të ngjashme