Lajme
Organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë u drejtohet Kurtit, Sveçles e Haxhiut: Dënojeni sulmin ndaj Valon Sylës
Demokracia
11:11 | 12 Prill 2023

Share:

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit kosovar, Valon Syla. Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe ministrat Sveçla e Haxhiu që të dënojnë publikisht sulmin ndaj gazetarit Syla.

Gutierrez thotë se është shqetësuese që liderët politikë të heshtin në raste të tilla.

“I bëj thirrje kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm Xhelal Svecla dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu që ta dënojnë publikisht sulmin dhe ta bëjnë të qartë se sulme të tilla ndaj një gazetari janë të papranueshme. Më duket veçanërisht shqetësuese heshtja e tyre. Liderët politikë kanë për detyrë të dënojnë publikisht sulme të tilla”, ka shkruar ai.

Gutierrez tutje ka theksuar se politikbërësit duhet të veprojnë, ndryshe bëhen palë me sulmuesit.

Të ngjashme