Gjatë natës duke u gdhirë e premtja, trupat ruse u raportua se sulmuan termocentralin Zaporizhia, pranë qytetit ukrainas Enerhodar.
Sipas asaj që autoritetet ukrainase konfirmuan mëngjesin e së premtes 4 mars, uzina është pushtuar nga forcat e Moskës, të cilët kanë marrë kontrollin e saj
Fabrika, më e madhja e këtij lloji në Evropë, u bombardua nga ushtria ruse gjatë luftimeve të dhunshme në këtë zonë që po vazhdojnë prej ditësh.
Dy oficerë të sigurisë qendrore u plagosën nga përleshjet.
Gjatë konfliktit ra edhe një zjarr. Në veçanti, zona e njësisë 1 e uzinës u godit: reaktori i asaj njësie – sipas zëdhënësit të uzinës Andreiy Tuz në një TV ukrainase – nuk është aktualisht në funksion, por përmban material radioaktiv.
Fillimisht, zjarrfikësit nuk mundën të hynin në zonën e flakëve, të penguar nga të shtënat ruse. Por pas dy orësh rezultoi se zjarri ka prekur vetëm perimetrin e jashtëm të uzinës, se bomba ka goditur një godinë administrative të uzinës dhe një laborator kërkimor dhe për rrjedhojë situata aktualisht është e sigurt.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shpjegoi se asnjë reaktor në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nuk u prek apo u godit dhe se nuk kishte lëshim rrezatimi në mjedisin përreth.
“Ukraina,” tha drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, “i ka dërguar agjencisë sonë një kërkesë për ndihmë të menjëhershme. Kjo është një kërkesë që nuk do ta lëmë në vesh të shurdhër”. Grossi, i cili e përshkroi situatën në terren si “të brishtë” për momentin në lidhje me centralet bërthamore në Ukrainë, shpjegoi se ai ishte gjithashtu i gatshëm “të shkonte në Çernobil”.
Megjithatë, orët e natës ishin orë të trazuara nga frika e madhe, siç mund të kuptohet edhe nga thirrja e përzemërt e Andriy Tuz, zëdhënës i uzinës Enerhodar: «I kërkojmë trupave ruse të ndalojnë të shtënat me armë të rënda. Ekziston një kërcënim real i rrezikut bërthamor në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë”, shkruan Gazeta Si.
“Nëse do të shpërthente, do të ishte 6 herë më keq se Çernobili”, tha presidenti ukrainas Zelensky.
Fabrika nuk është moderne: nga gjashtë uzinat, i pari u ndërtua në 1980, të tjerët u ndërtuan midis viteve 1981 dhe 1986.
Por impianti është strategjik për furnizimin me energji elektrike të vendit.