Lajme
Orët e para të mësimit i kushtohen Epopesë së UÇK-së
Demokracia
10:26 | 06 Mars 2024

Share:

Sot po shënohet dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të gjitha shkollat e Kosovës, orët e para të mësimit i kushtohen kësaj ngjarjeje të madhe historike.

Po ashtu, sot me fillim nga ora 10:00, krerët e institucioneve lokale dhe qendrore, do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Janë paraparë homazhe edhe nga të gjitha komunat e në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

E nga ora 17:00, në Prishtinë është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Të ngjashme