Sport
Orët e fundit po bëhen dramatike në merkato: Aubameyang arrin në Spanjë, pritet kalimi te klubi i madh
Demokracia
13:00 | 31 Janar 2022

Share:

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në përfundimin e afatit kalimtar të janarit, drama veçse po rritet.

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang ka arritur në Barcelonë, raporton gazetari Gerard Romero, përcjell Demokracia.com.

Aubameyang pritet të nënshkruajë me “katalunasit” në fund të merkatos, në formë huazimi nga Arsenali.


“Topçinjtë” raportohet se janë pajtuar me këtë kalim, por mbetet vetëm marrëveshja mes lojtarit dhe klubit spanjoll.

Barcelona është treguar mjaftë aktive në afatin kalimtar të janarit. Ata para pak ditësh zyrtarizuan sulmuesin, Traore nga Wolves. /Demokracia.com/

Të ngjashme