Lajme
ORCA mban konferencë të jashtëzakonshme pas arrestimit të aktivistëve
Demokracia
13:25 | 14 Nëntor 2022

Share:

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka njoftuar se në orën 14:00 do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Ftoheni sot në ora 14:00, para ndërtesës së Rektoratit në Universitet të Prishtinës të merrni pjesë në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp”, thuhet në njoftim.

Kjo konferencë mbahet pasi aktivistët e kësaj organizate, Rrona Gjinovci e Dibran Hoxha, u arrestuan sot.

Në njoftimin e ORCA-s, thuhet se “në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e  tyre të përditshëm normal”.

Të ngjashme