Sport
Orari i Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese të muajit tetor
Demokracia
17:51 | 27 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet në program në muajin tetor me dy ndeshjet e radhës për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” më 9 tetor do të udhëtojnë në drejtim të skandinavisë për t’u përballur me Suedinë, shkruan Demokracia.com

Tri ditë më vonë, ekipi kombëtar i drejtuar nga Bernard Challandes do të jetë nikoqir i Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Krejt në fund të ciklit, Kosova më 14 nëntor udhëton në Athinë, atje ku pritet nga Kombëtarja e Greqisë.
Kosova është në vendin e katërt në grup me vetëm katër pikë gjithsej.

Ndryshe, këto ballafaqime janë në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për “Katar 2020”. /Demokracia

Të ngjashme