Auto&Tech
Ora më e fundit G-Shock e Casio është një “nostalgji për vitet 1990”
Demokracia
16:02 | 22 Shkurt 2022

Share:

Casio ka lansuar një orë të re G-Shock në stil retro, të frymëzuar nga interneti rreth vitit 1995.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edicioni i kufizuar DW-6900 është një bashkëpunim midis Casio dhe Paradise Youth Club, një markë e modës me qendër në Indonezi që është e specializuar në veshjet e stilit të viteve ’90.

Ora përmban butonin kryesor, plus një kornizë dhe rrip ngjyrë argjendi.

Nuk janë bërë të ditura specifikat e plota për pjesën tjetër të komponentëve, por nëse ndjek modelet e tjera të fundit DW-6900, pritet të jetë rezistent ndaj goditjeve dhe ndaj ujit deri në 200 metra thellësi.

Të ngjashme