Këto janë përditësimet më të fundit, në mënyrë të përmbledhur, për situatën në Ukrainë.
Forcat ruse afrohen më afër Kievit: Ekipet e CNN në Kiev raportuan se kanë dëgjuar shpërthime në orët e para të së shtunës, pasi kryeqyteti është nën presion. Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë rreth 25 kilometra nga qendra e Kievit. Sulmet ruse vazhdojnë të godasin strukturat civile: Një hotel historik në qytetin verior të Chernihiv u shndërrua në gërmadha gjatë natës.
Zelensky thotë se ‘vija e parë’ është kudo: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij është më i bashkuar se kurrë ndërsa përballet me pushtimin rus, ai tha se ‘disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më. ….’ Ai shtoi se negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës ‘duhet të fillojnë me një armëpushim’.
Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Ivan Fedorov, kryebashkiakut të qytetit të Melitopolit, i cili u arrestua nga njerëz të armatosur të premten.
Kërkesa për armëpushim: Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kërkuan presidentit rus Vladimir Putin që të urdhërojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë gjatë një telefonate 75-minutëshe sot. Thirrjet për një armëpushim vijnë pasi OKB raporton se të paktën 1500 civilë kanë mbetur viktima që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ukrainasit thonë se rusët kërkojnë kontrollin e centralit bërthamor: Zyrtarët rusë kanë mbërritur në centralin më të madh bërthamor të Ukrainës, duke kërkuar të marrin kontrollin e objektit, sipas një deklarate nga Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës.
Sulmet në qytetet kryesore: Gazetarët e CNN në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, ndjenë të paktën dy shpërthime sot. Qytetet Kharkhiv, Mariupol, Mykolaiv dhe Sumy janë gjithashtu nën sulmin e vazhdueshëm rus. Kjo vjen pasi forcat ruse zgjeruan ofensivën e tyre në perëndim të Ukrainës për herë të parë të premten, me sulme që synonin aeroportet ushtarake, duke përfshirë një në Vasylkiv, në jug të Kievit, të shtunën. Në lindje, ka prova se qyteti i Volnovakha ka rënë në duart e forcave ruse dhe aleatëve të tyre në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut. Sipas inteligjencës amerikane, qyteti jugor Kherson duket se është pushtuar.