Kompania e lodrava Hasbro ka sjellë në treg lodrën që transformohet në mënyrë automatike, e cila kushton 700 dollarë.
“Transformers” janë lodrat më ikonike në botë. Roboti që shndërrohet në makinë dhe anasjellas është dëshira e shumë djemve të vegjël, por vitet e fundit ky transformim është bërë gjithmonë e më i vështirë, me lodrat që janë çdo ditë e më komplekse.
Marka Hasbro ka sjellur në treg ‘Optimus Prime’ makina që transformohet në robot në mënyrë automatike, shkruan Demokracia.com.
Por problem i vetëmn i ‘Optimus Prime’ është çmimi i tij.
Ajo kushton plot 700 dollarë, që e bën të vështirë për shumë persona ta blejnë atë.
Gjithsesi, Hasbro thotë se roboti ka plot 5000 pjesë dhe 60 mikroçipë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, në mënyrë që të bëhet transformimi automatik. /Demokracia.com/