Auto&Tech
Opsioni më i fundit në WhatsApp surprizë për të gjithë, lançohet “Channels”
Demokracia
08:49 | 09 Qershor 2023

Share:

Kompania Meta po lançon një veçori të mesazheve të bazuara në transmetim, të quajtur Channels, në i ngjashëm me një përditësim të fundit të Instagram. Kompania gjithashtu synon të fitojë para nga kjo veçori.

Në WhatsApp, mesazhet e kanaleve do të shfaqen në një skedë të re të quajtur Përditësimet. Administratorët mund të dërgojnë tekst, foto, video, dhe sondazhe në këto kanale. Përdoruesit nuk do të jenë në gjendje t’u përgjigjen atyre mesazheve.

Ndërsa përdoruesit mund t’i bashkohen kanaleve përmes një lidhjeje ftese, por po ashtu kompania tha se do të prezantojë mjete për administratorët që të çaktivizojnë zbulueshmërinë për kanalet e tyre.

“Sot ne po shpallim kanalet WhatsApp – një mënyrë private për të ndjekur njerëzit dhe organizata që kanë rëndësi për ju, pikërisht brenda WhatsApp. Ne po fillojmë në Singapor dhe Kolumbi, por do të shpërndahemi për të gjithë botën më vonë. Ne po ndërtojmë kanale për të qenë mënyra më private për të komunikuar,”-tha Mark Zuckerberg në një deklaratë.

Kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg po mendon gjithashtu për mundësi të ndryshme që mund të eksplorojë më tej këtë veçori.

Të ngjashme