Auto&Tech
Opsioni i ri në Instagram është vetëm për prindërit
Demokracia
21:15 | 16 Qershor 2022

Share:

Kompania Meta, që ka në pronësi Instagram, ka vendosur të lansojë një opsion për të gjithë prindërit të cilët duan të monitorojnë postimet dhe veprimet e fëmijëve në këtë rrjet social.

Opsioni do të aktivizohet fillimisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Prindërit, nëpërmjet këtij opsioni, do të mund të vendosin një limit kohor se sa mund të qëndrojnë në Instragram fëmijët e tyre dhe mund të shohin çdo postim dhe arsyen pse e ka postuar.

Opsioni i ri në Instagram është vetëm për

Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.

Gjithashtu vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Meta kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit – dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.

Të ngjashme