Lajme
Opozitari serb: Huliganët e grupit të Gjorgje Prelliqit nxorën kube dhe gjuajtën Kuvendin e Qytetit
Demokracia
14:32 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Lideri i Partisë Liri dhe Drejtësi (PLD), Dragan Gjillas ka thënë se një grup huliganësh nën kontrollin e Gjorgje Prelliqit dje kanë gjuajtur me kube guri Kuvendin e Qytetit.

“Diku pas një ore e gjysmë nga fillimi i tubimit, u shfaq një grup huliganësh, të cilët kanë nxjerrë kubet dhe ato i kanë hedhur në Kuvendin e Qytetit. Bëhet fjalë për një grup huliganësh nga grupi i Gjorgje Prelliqit, i cili është dënuar për vrasjen e Bris Tatonit”, ka thënë ai.

Disa ditë më parë Prelliqi është parë me Shapiqin duke festuar fitoren e tij në zgjedhje në një restorant në Skadarli, zbulon Gjillasi

Ndërhyrja e policisë ishte absolutisht e papërshtatshme, nuk ishte e nevojshme, njerëzit u rrahën nëpër rrugë. Shumë njerëz janë rrahur, ka deklaruar Gjillasi për N1 dhe ka shtuar se grupi i Prelliqit ishte dërguar qëllimisht atje për të krijuar incidente.

Të ngjashme