Lajme
Opozita s’ndryshon qëndrim ndaj Albulena Haxhiut
Demokracia
09:04 | 25 Prill 2025

Share:

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë përsëri për kryetare të kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu. E partitë opozitare nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket votimit ose jo të Albulena Haxhiut.

Time Kadriaj në një prononcim për Indeksonline është shprehur se qëndrimi i AAK-së për seancën e nësërme mbetet i njëjtë.

‘’Normalisht që do të kundërshtojmë emrin e Albulena Haxhiitu, AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vendimit’’, është shprehur ajo për Indeksonline.

Sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi.

Nga kjo parti në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për kandidatën e VV-së, Albulena Haxhiu.

Mërgim Lushtaku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka qëndruar qëndrim.

Ai tha po ashtu që PDK-ja do të mblidhet nesër në mëngjes para seancës për të diskutuar lidhur me hapat e mëtejshëm.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij politik mbetet i njëjtë.

“Jo, nuk kemi ndryshuar qëndrim. LDK-ja do ta ketë qëndrimin e njëjtë edhe ditën e nesërme. Partia e parë që ka marrë më së shumti vota do të duhet të zgjedhë edhe kryetarin e Kuvendit edhe të formojë Qeverinë. Nëse jo, rruga duhet të hapet. Gjithçka është e rregulluar me Kushtetutë. Partia e voton, kryetari i Kuvendit duhet të ketë shumicën e votave. Për LDK-në nuk është problem emri i kandidatit”, ka deklaruar Haziri./Indeksonline/

Të ngjashme