Lajme
Opozita: Sharjet e Ramës në Kuvend, tension për rikthimin e ish-deputetit të PS në burg
Demokracia
15:51 | 09 Nëntor 2022

Share:

“Gjel deti, bedelë, të pafytyrë, të pafe”, ishin këto disa nga fjalët që artikuloi kryeministri Edi Rama sot në Kuvend duke etiketuar deputetët e opozitës.

Kjo gjuhë e ashpër e Ramës nga deputetët e opozitës u lexua si tension për rikthimin e ish deputetit të PS Alqi Bllako në burg nga Apeli i GJKKO.

“Sa herë shthuret gjuha. Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Sa herë rritet krimi, droga. Ju kujtohet droga me avionë?  Kjo gjuhë tregon nivelin e politikbërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të politikes që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën.

Nuk e kam lexuar dokumentin e Portit të Durrësit. Se po kërkojmë  të lexojmë materolain. Sulmi I paprecedentë. E njëjta gjuhe. E njëjta fjalor. Afera e inceneratorit. E njejta aferë u mbrojt me procedurë të përshpejtuar. Një ish deputet i kthyer në burg sot. Kjo gjuhë shpjegohet vetëm pas asaj që po ndodh pas dyerve të SPAK-ut”, tha Jorida Tabaku.

Teksa i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës të marrë masa kundër fyerjeve, përkatësisht për kryeministrin Edi Rama, Alibeaj tha se gjuh e Ramës tregon nervozizëm për faktin se Bllako u rikthye në qeli.

“Nëse juve ju digjet xhani për investitorët e huaj dhe ekonominë e këtij vendi, do duhet të bënit në mënyrë të përulur, t’ja bëjë me dije publikut shqiptar. Sepse investime të tilla nëse ka garë Shals, përse nuk thoni në mënyrë të hapur. Nuk keni fare për tu trembur në këtë pjesë, por është mënyra më e mirë, çdo gjë fshehur në mjegull, me një shumë kaq të madhe Janë 1 mln metra katrorë që po i jepen dikujt, a duhet ta dimë ne çfarë fiton Shqipëria? Këtë gjë duam të dimë. Nuk kam fare interes se si do shkojë historia e opozitës. Në këtë mes ka histori të gjobvënies, histori të fshehta, e kuptoj arrog”ancën tuaj për të bërë amnisti fiskale.  Nga cilat burime të fshehta do vijnë. Duhet të ulërasim, e kuptoj nervozizmin e atij që foli e iku. Në gjykatën e Apelit një kolegut tuaj iu hodhën sërish pranga, e kuptoj nervozizmin. Që të mos ndodhi gjëra të tilla bëni transparencë”, shtoi deputeti Enkelejd Alibeaj.

 

Të ngjashme