Lajme
Opozita serbe e “kryqëzon” Vuçiqin për “tradhti kombëtare”
Demokracia
18:28 | 28 Shkurt 2023

Share:

“E tërë Serbia është në rrezik” nga pranimi i propozimti evropian për normalizim të marrëdhënieve, ka thënë Shefi i Grupit Parlanetar të Partisë Popullore Serbe, Miroslav Aleksiç.

“Është e domosdoshme të ndalohet Vuçiq që të mos bëjë atë çfarë ka ndërmend të bëjë”, tha Aleksiç ndërsa shtoi se me pranimin e marrëveshjes Serbia njeh Kosovën.

Partitë e djathta parlamentare kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Aleksandar Vuçiq derisa thanë se është prekur “rendi kushtetues” i Serbisë.

“Serbisë i kërkohet të njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore”, tha kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq dhe tha se “nuk do të lejohet dorëzimi i territorit të Serbisë”.

“Është turp që duhet të flasim për këtë dhe kjo marrëveshje është dashur që në fillim të refuzohet”, tha ai./insajder

Të ngjashme