Lajme
Opozita pret vit “shterp” parlamentar (VIDEO)
Demokracia
20:39 | 07 Shkurt 2024

Share:

Jemi në muajin e dytë të këtij viti, e deri tash u mbajt vetëm një seancë plenare.

Në fakt edhe ajo e 18 janarit, që do vazhdohet të enjten, ishte e jashtëzakonshme dhe jo e rregullt, raporton Klan Kosova.

Megjithatë për këtë vit, partia në pushtet ka paraparë të miratohen 101 ligje. Si vit i fundit i kësaj legjislature, sipas Mimoza Kusari Lilës, pritet të jetë me përqindjen më të lartë të përmbushjes së agjendës legjislative.

Për realizimin e këtij plani janë skeptikë në partinë më të madhe opozitare PDK, bazuar se në vitin e shkuar qe përmbushur vetëm 52% e punës.

Në LDK kritikojnë parashikimet e pushtetit që thonë se bënë planifikime vetëm shkel e shko.

Por në ecurinë e agjendës legjislative, pozita nuk mund të llogaris shumë në votat e AAK-së.

Për opozitën, produktiviteti i Kuvendit pritet të jetë më shterpë pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese gjatë 2023-ës disa ligje i riktheu për plotësim.

Të ngjashme