Lajme
Opozita në Serbi: Vuçiq duhet të jap dorëheqje, është bërë burimi më i madh i destabilitetit
Demokracia
17:54 | 30 Maj 2023

Share:

Koalicioni NADA, i cili përbëhet nga DSS e Re dhe POKS, ka kërkuar sot edhe një herë dorëheqjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sepse ai është bërë “burimi më i madh i destabilitetit dhe përçarjes në vend”.

“Politika e gënjeshtrës dhe e shkatërrimit të vendit të kryer nga Aleksandar Vuçiq çon në rrënimin e shtetit dhe të gjithë kombit dhe viktima e parë dhe më e rëndë do të jetë populli ynë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e NADA-s, transmeton Demokracia.com.

Në Zveçan, e cila është komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, dje pasdite para ndërtesës së komunës ka pasur një konflikt mes forcave të KFOR-it dhe qytetarëve të grumbulluar. U hodhën bomba shokuese dhe gaz lotsjellës dhe fluturuan shishe me molotov. Në këtë përplasje mbeten të lënduar rreth 30 ushtarë të KFOR-it.

Sipas vlerësimit të koalicionit, ngjarjet e djeshme treguan edhe një herë se politika e Aleksandar Vuçiqit për Kosovën, e cila çoi drejtpërdrejt në këto ngjarje, përjetoi një kolaps të plotë.

Të ngjashme