Lajme
Opozita largohet nga Kuvendi, deputetët e LVV-së të vetëm po e vazhdojnë seancën
Demokracia
19:59 | 13 Korrik 2023

Share:

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë lëshuar sallën, pas disa orësh tensionesh me pushtetin.

Ata kanë lëshuar sallën sapo ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme dhe ka nisur koha e pyetjeve parlamentare.

Ndërkaq më herët, Kuvendi i Kosovës iu rikthye normalitetit pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca pranoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së për largimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga seanca, pasi ai në pjesën e parë të seancës sulmoi me shishe deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme