Lajme
Opozita ia bën “bllok” pushtetit, nuk do të votojë asnjë ligj në sesionin e ri të Kuvendit
Demokracia
19:01 | 12 Shtator 2023

Share:

Sesioni vjeshtor pritet të sjell radikalizim të veprimeve të opozitës në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare kanë paralajmëruar se më nuk do të votojnë asnjë ligj apo marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre partive kanë bërë me dije kjo do të ndodh për shkak të sjelljes jo konstruktive të partisë në pushtet ndaj opozitës.

Deri me tani, një hap të tillë e kanë konfirmuar PDK-ja dhe AAK-së. Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për një gjë të tillë, ndonëse ka deputet që e mendojnë të njëjtën gjë.

Qysh në muajin korrik partia më e madhe opozitare, PDK, kishte bërë me dije se ia ka bërë “bllok” partisë në pushtet.

Pas mbledhje së Këshillit Drejtues, kjo parti kishte lëshua një deklaratë në të cilën thuhej se pezullon çdo komunikim zyrtar me institucionet.

“Partia Demokratike e Kosovës do të pezullojë çdo komunikim zyrtarë me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përvec në situata të jashtëzakonshme apo emergjente, si dhe për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, përmes dorëheqjes së Kryeministrit apo përmes shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhej në deklaratë, duke treguar se më nuk do të votojnë asnjë ligj në Kuvendin e Kosovë.

“Duke pasur parasysh të gjitha këto, Partia Demokratike e Kosovës, nga sot nuk do të votojë në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës dhe për asnjë vendim, rezolutë, ligj, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër, ndonëse do të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës për të ngritur zërin dhe për të folur për këtë rrezikim që po i bëhet Kosovës nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës”, është thënë në deklaratë.

Njëjtë do të vepron edhe AAK-së. Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, ka thënë se këtë vendim AAK-ja e ka marrë për shkak të sjelljes se pushtetit ndaj opozitës.

“Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vertëtë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Lekaj mbrëmë në emisionin “Pressing”.

Ai e ka ripërsëritur disa herë këtë qëndrim.

“Nuk do të votojmë asnjë ligj”, është shprehur Lekaj.

LDK-ja ende nuk ka marrë vendim

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka zyrtarizuar një qëndrim të tillë.

Deputeti i këtij subjekti politik, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se në strukturat e partisë ka propozuar diçka të tillë.

Javën e kaluar, në emisionin “Pressing”, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se për shkak të sanksioneve të BE-së, opozita duhet t`i radikalizojëë hapat në Kuvend.

“Unë e kam shtru në organet e partisë time, në të moment që janë vendos sanksionet. Sepse sanksione janë një pikë kthese. Në atë moment që janë vendosur sanksione, unë kam propozuar se ne duhet te ulemi dhe te bisedojmë brenda partisë, në të gjitha forumet e partisë, të bisedojmë edhe me partitë tjera politike dhe nuk mund të këtë mbarëvajtje të punës së kuvendit dhe të institucioneve për aq kohë sa vendi është në sanksione. Nuk ka punë më të rëndësishme”, është shprehur ai.

Sipas tij, opozita nuk duhet ta lejojë që vendi të qeveriset në këtë formë.

“Atë që kam propozuar është që duhet te ulemi të bisedojmë për formën e veprimit të të berit opozitë demokratike kushtetuese, por ne nuk mund të lejojmë të shkoj me tutje kjo formë e qeverisjes ndërkohë që vendi është nën sanksione. Madje, erdhën pushimet e verës dhe tash të shohim tash kur të nis sesioni i ri i Kuvendit”, ka thënë Hoti.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar se me fillimin e sesioni të ri do të kërkojnë formimin e dy komisioneve hetimore në Kuvend. LDK-ja ka bërë me dije se do të kërkon formim të komisionit hetimor për çështjen e rezervave shtetërore, kurse PDK-ja ka treguar se do të kërkon formimin e një komisioni hetimor për hetimin e të kaluarës së Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në VV. Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës fillon të enjten me një seancë parlamentare.

Të ngjashme