Lajme
Opozita “djeg” mundësitë për presidentin, Alibeaj: Nuk ka asgjë për t’u qortuar në vendimmarrjen tonë
Demokracia
11:33 | 30 Maj 2022

Share:

Enkelejd Alibeaj akuzoi edhe njëherë mazhorancën se e shkeli fjalën për zgjedhjen e presidentit të ri, duke u tërhequr nga marrëveshja e arritur më herët.

Sipas Alibeajt, opozita mori pjesë në proces dhe shtoi se nuk ka asgjë për t’u qortuar në vendimmarrjen e saj.

“Ne si opozitë bëmë detyrën tonë për t’i dhënë vendit një president konsensual. Për të qenë një president mbi palët duhet që të gjitha palët të marrin pjesë në proces. Ne morëm pjesë në proces, ofruam të gjitha rregullat e lojës që presidenti të ishte neutral, përfaqësues i shqiptarëve dhe u pa qartë nga ana e Ramës u tërhoq dhe hëngri fjalën. E kam thënë që në këtë proces ne e dimë që për shkak të ndryshimeve të 2008 presidenti zgjidhet me 71 vota. Është detyrë e opozitës për të mos e çuar vendin në zgjedhjen e presidentit të njëanshëm. Humbëm një rast për t’i dhënë vendit një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve. Nuk ka asgjë për t’u qortuar në vendimmarrjen tonë”, u shpreh Alibeaj. /A2

Të ngjashme