Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, më 10 prill, ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.
Lidhur më deklaratat e Marty ka reaguar opinionistja Zana Avdiu, të cilës po i duket e çuditshme se si autoritete në Kosovë nuk po flasin rreth këtyre deklaratave.
“Është për çudi heshtja e shtetit te Kosovës, për planin e vrasjes se Dick Marty, nga Serbia, e qe këtë vrasje te ua lënë shqiptarëve. Me mbet kjo çështje, nën hije, si kaq e parëndësishme, është ma shumë së për çudi. As kryeministri, as presidentja, as ministrja e jashtme… asnjë fjalë. Hello, a jeni knej?”, ka shkruar Avdiu.
Ndryshe, Marty ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.
Ai ka akuzuar autoritetet zvicerane se “nuk kanë ndërmarrë asnjë hap apo veprim diplomatik me Beogradin”, në lidhje me situatën në të cilën është gjendur.
Marty ka thënë se më 18 dhjetor, 2020, ka pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore.
Ai ka thënë se i është ofruar edhe ndryshimi i identitetit dhe adresës, porse nuk ka pranuar.
Në atë intervistë, Marty ka thënë se kërcënimet me vdekje “kanë ardhur nga qarqe të caktuara të inteligjencës serbe”, të cilat, sipas tij, “u kanë kërkuar vrasësve të paguar nga nëntoka që ta likuidonin”, për t’i fajësuar më pas “shqiptarët nga Kosova”. /Demokracia.com/