Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka i është nënshtruar një operacioni gjatë ditës së sotme, dhe kjo nënkupton se ai do ta humbë edicionin e sivjetmë, shkruan Demokracia.com.
Mesfushori i skuadrës zvicerane Basel, është operuar në gju pas një lëndimi të pësuar më parë.
Lajmin për operimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar përmes një postimi në “Facebook” ku ka shkruar:
“Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për mesazhet, do të kthehem më i fortë”.
Xhaka, ka pasur një periudhë të vështirë edicionin e kaluar pasi përveçqë nuk kishte ftesë te Kombëtarja kuqezi, ai edhe te Baseli pati mungesa pasi u përball me lëndime të shpeshta. /Demjokracia.com