Sport
Operohet ylli i kombëtares së Kosovës, premton rikthim të shpejtë
Demokracia
10:57 | 24 Shtator 2021

Share:

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës ruse Terek Grozny, Bernard Berisha ka kryer një intervenim kirurgjik, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori pejan është dashur të operohet në krah.

Reprezentuesi kosovar ka thënë se operacioni ka qenë i suksesshëm, ndërsa nuk ka dhënë detaje se sa koha do të jetë jashtë fushave, gjithsesi ai beson në një rikthim të shpejtë.

“Ellhamdulillah, operacioni u krye me sukses! Një falënderim i madh për të gjithë ekipin në Klinikën Villa Stuart në Romë për mbështetjen e tyre” shkruan Berisha në njoftim. /Demokracia.com

Të ngjashme