Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se e ka vizituar sot në spital ish-deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili është nënshtruar sot një operacioni në këmbë.
“Sot te Ahmet Isufi, për t’i uruar shërim të shpejtë, pas operimit të suksesshëm të këmbës. Faleminderit Dr. Arbër dhe të gjithë kolegëve tuaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.