Sport
Operohet futbollisti i Gjilanit, pësoi frakturë në këmbën e djathtë
Demokracia
14:09 | 23 Qershor 2022

Share:

Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas një lëndimi që pësoi në seancat stërvitore.

Futbollisti i Gjilanit pësoi frakturë në fibulën e këmbës së djathtë dhe me rekomandim të stafit mjekësor është operuar, ka njoftuar të enjten SC Gjilani, shkruan Demokracia.com.

“Sport Club Gjilani konfirmon se futbollisti Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas një lëndimi që pësoi në seancat stërvitore”.

“Kqiku ka pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë dhe me rekomandim të stafit mjekësor është operuar për të kaluar më shpejtë këtë sfidë”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Futbollisti 23-vjeçar është pjesë e Gjilanit qysh nga moshat e reja./Demokracia.com/

Të ngjashme