Lajme
Operimi i rrallë në QKUK u shpall i suksesshëm, por pacienti vdiq pas disa orësh
Demokracia
20:13 | 05 Janar 2023

Share:

U krenua që ishte i pari që në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës realizoi një operacion kompleks në zemër.

Madje kardiokirurgu Kujtim Shala edhe e pranoi se operacioni me metodën “David” kryhet në qendra të mëdha me eksperiencë afatgjate e dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës.

E pikërisht përvoja e Shalës në kësi operacione po shihet e pamjaftueshme, nga drejtori i klinikës që njoftoi se 63-vjeçari që ju nënshtrua këtij intervenimi vdiq disa orë më pas.

“Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetentë për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, tha drejtori Rifat Brahimaj, njofton Klan Kosova.

Komunikimi me kardiokirurgun e kushëririn e tij, Endrit Shalën, të cilët ishin bashkë në operacion ishte i pamundur gjatë të enjtës. Megjithatë u njoftua se ndaj tyre do të merren masa.

E për Shërbimin Klinik e Universitar të Kosovës, e rëndësishme është që kardiokirurgët të dënohen për këtë postim në rrejtet sociale. Por, nuk e përmenden fare që këta edhe do të hetohen nëse e bënë operacionin pa qenë kompetent.

Nga Oda e Mjekësve të Kosovës deklaruan se do të nisin hetime ndaj kardiokirurgëve, derisa nga shoqata për mbrojtjen e pacientëve që këtë rast e cilësuan si eksperiment me njerëz.|

 

Të ngjashme