Lajme
Operimi i Osmanit për rënie në peshë| Mirena ia bënë disa pyetje publike presidentes
Demokracia
09:47 | 08 Maj 2022

Share:

Analisti Ilir Mirena ka reaguar pas raportimeve në media se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është operuar në Turqi për të hequr peshën e tepërt.

Mirena në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nëse kjo është e vërtetë, Osmani duhej të tregonte se sa ka kushtuar operimi dhe kush e ka paguar.

“Së pari, pse e ka mbajtur sekret, ajo duhet të tregojë kur është operuar, ku është operuar, sa ka kushtuar ai operim, kush e ka paguar, pastaj si Presidente dhe Komandant Suprem i FSK, dhe me plotë funksione të tjera të rëndësishme a ka guxuar ajo ta le postin e saj pa zëvendësues – sepse operimi ka mundur edhe të ketë komplikime – por nëse e ka caktuar dikënd si zëvendësues, që në këtë rast sipas kushtetutës i takon Kryetarit të Kuvendit, pse kjo nuk është bërë publike… etj., etj…”, ka shkruar Mirena.

Kjo sipas tij duhet të bëhet publike sepse operacioni i Presidentes Osmani është çështje publike.

“Në këto pyetje duhet të ketë përgjigje prej saj. Sepse, operimi i Presidentes nuk është çështje private e familjes Osmani dhe Sadriu. Është çështje shtetërore…”, shkroi Mirena.

Të ngjashme