Lajme
“Operacioni special ushtarak” në Ukrainë, Putin takohet me komandantët rusë
Demokracia
10:18 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Në një njoftim ditën e sotme, Kremlini tha se Presidenti Vladimir Putin është takuar me komandantët e forcave të armatosura ruse të premten për të diskutuar fushatën e tij ushtarake në Ukrainë gjatë një vizite në selinë e operacionit, sipas The Guardian.

“Të premten, presidenti kaloi gjithë ditën me stafin e ushtrisë që po merr pjesë  në operacionin ushtarak special në Ukrainë.

Udhëheqësi rus u takua me ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov, dhe diskutoi strategjinë ushtarake në Ukrainë,” thuhet në deklaratë

Në pamjet video të publikuara nga Kremlini, Putini shihet duke kryesuar takimin e rreth një duzinë njerëzve në një tryezë, i rrethuar nga Shoigu dhe Gerasimov.

“Ne do të dëgjojmë komandantët në çdo drejtim dhe do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme,” tha Putin.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025