Lajme
Operacioni “Skuteri”, policia shqipton 21 gjoba në Ferizaj
Demokracia
19:06 | 04 Gusht 2023

Share:

Policia është duke e zhvilluar aksionin skuteri, e ku në kuadër të këtij aktiviteti  policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 21 gjoba kundërvajtëse.

Policia ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në qytetin e Ferizajt.

“Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor. Apelojmë tek ngasësit e motoçikletave që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të mos bëjnë veprime të pasigurta në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme