Shumë materiale e dokumente u mbajtën si top sekret në Siri, për 60 vjet.
Ato i takonin atij që konsiderohet agjenti më i fortë në historinë e shtetit të Izraelit, Eli Cohen.
Ky i fundit u var 60 vjet më parë, më 16 maj 1965, në një shesh të Damaskut, pasi u mësua se ishte përfshirë si spiun, në establishmentin politik të Sirisë.
Izraeli kërkoi kthimin e këtyre dokumenteve, por vendi arab refuzoi gjithë kohës.
Megjithatë, Jeruzalemi zyrtar ia doli t’i marrë ato. Kjo u bë në mënyrë sekrete. Dhe këtë nuk ngurroi ta thotë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, kur të dielën vizitoi të venë e Cohenit, Nadian, për t’ia bërë të ditur lajmin se i sollën 2 mijë e 500 materialet e burrit të saj.