Auto&Tech
OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë
Demokracia
08:27 | 06 Shtator 2024

Share:

OpenAI tha të enjten se ka më shumë se 1 milion përdorues që paguajnë në produktet e tij të biznesit, ChatGPT Enterprise, Team dhe Edu.

Sipas mediave të huaja, shifra është një rritje nga 600,000 përdorues që kishte në prill.

Kjo vlerësohet se ka treguar se shtytja e CEO Sam Altman për t’i bërë ndërmarrjet të miratojnë ChatGPT për përdorim korporativ po jep rezultat.

Më vete, Information raportoi të enjten se drejtuesit e OpenAI kanë diskutuar për abonime me çmime më të larta për modelet e ardhshme.

Në bisedimet e hershme të brendshme në OpenAI, u diskutuan çmimet e abonimit që variojnë deri në 2,000 dollarë në muaj, thuhet në raport, duke cituar një person me njohuri të drejtpërdrejtë të numrave.

Të ngjashme