Auto&Tech
OpenAI në kaos, punonjësit kërcënojnë me dorëheqje deri në kthimin e ish drejtuesve
Demokracia
21:25 | 20 Nëntor 2023

Share:

OpenAI përfshihet nga kaosi. Qindra punonjës kanë nënshkruar një letër ku i bëjnë thirrje bordit të largohet ose do të përballen me dorëheqje masive nëse Sam Altman dhe ish-presidenti Greg Brockman nuk riktheheshin në detyrë.

Altman, largimi i të cilit nga OpenAI u njoftua të premten, iu bashkua Microsoft-it gjatë ditës së sotme ku do të drejtojë një projekt të ri të inteligjencës artificiale në Microsoft. Disa orë më vonë, një letër, e cila u raportua nga mediat thoshte se punonjësit e OpenAI do të jepnin dorëheqjen dhe ndoshta do t’i bashkoheshin Microsoft-it nëse të gjithë anëtarët aktualë të bordit nuk japin dorëheqjen dhe bordi emëron dy drejtorë të rinj kryesorë të pavarur si Bret Taylor dhe ëill Hurd, dhe rivendos në pozicionet e tyre Sam Altman dhe Greg Brockman.

“Veprimet tuaja e kanë bërë të qartë se ju jeni të paaftë për të mbikëqyrur OpenAI. Ne nuk jemi në gjendje të punojmë për ose me njerëz të cilëve u mungon kompetenca, gjykimi dhe kujdesi për misionin dhe punonjësit tanë. Ne, të nënshkruarit, mund të zgjedhim të japim dorëheqjen nga OpenAI dhe t’i bashkohemi filialit të sapo shpallur të Microsoft të drejtuar nga Sam Altman dhe Greg Brockman,” thuhet në letër.

NBC raporton se më shumë se 670 emra kishin firmosur në letër. Shumë prej tyre kishin publikuar postime identike në X ku shkruanin: OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj. OpenAI aktualisht ka rreth 770 punonjës.

Të ngjashme