Lajme
OPEC+ nuk do ta reduktojë më tej prodhimin e naftës
Demokracia
22:09 | 12 Maj 2023

Share:

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e prirë nga Rusia nuk do të vazhdojnë me ndërprerje të prodhimit.

Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Industrisë së Naftës i Iranit, Hayyan Abdul-Ghani, që ka thënë se kjo do të saktësohet në takimin e qershorit.

“Në takimin që do të mbahet më 3 dhe 4 qershor, nuk do të ketë reduktim shtesë. Dhe për aq sa Iraku është i brengosur, ne nuk mund ta reduktojmë prodhimin”, ka thënë ai.

OPEC+ dhe aleatët të drejtuar nga Rusia, ishin pajtuar që ta shkurtonin prodhimin në fund të vitit 2022.

Të ngjashme