Sport
Onbashi kthehet tek Mitrovica, për ta kthyer tek titujt
Demokracia
10:24 | 27 Korrik 2023

Share:

Minatoreve në dy sezonet e fundit iu mungoi titulli i kampionit, ashtu sikurse trajneri Seidi Onbashi, që u kthye në krye të ekipit javë më parë pas aventurës në Finlandë.

Ai së bashku me lojtaret e tij, synojnë që ta kthejnë Mitrovicën tek titulli i kampionit që i mungon në dy sezonet e fundit.

Seidi Onbashi me Mitrovicën fitoi 3 kampionate dhe 3 kupa, gjithashtu bëri historinë duke e kualifikuar në vitin 2019 për herë të parë një ekip kosovar në Champions League.

Të ngjashme