ShowBiz
Olta Gixhari: Jam e bindur që Luizi do ta fitojë Big Brother, e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit
Demokracia
12:25 | 16 Prill 2023

Share:

Olta Gixhari ka pak javë që u largua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë, Big Brother VIP.

Ajo doli me dëshirë pasi nuk mund të qëndronte më shumë për shkak të mallit që ndiente për të birin.

Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion.

“Luizi. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse unë e kam shprehur e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit e kam kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit. Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj”, u shpreh Gixhari.

Të ngjashme