Lajme
Olluri për operimin e Osmanit në spital privat: QKUK-ja nuk ka ende parking të mjaftueshëm për xhipa të zinj
Demokracia
12:01 | 03 Nëntor 2022

Share:

Edhe gazetari Parim Olluri, ka reaguar pasi presidentja, Vjosa Osmani, zgjodhi që të operohet në një spital privat para se të bëhej në spitalet publike.

Olluri ka kërkuar që të mirëkuptohet presidentja Osmani dhe ka ironizuar duke thënë se QKUK nuk ka ende parking për xhipat e zinj.

“Ta mirekuptojme presidenten Osmani. QKUK-ja nuk ka ende parking te mjaftueshem per xhipa te zinj.”, ka shkruar ai.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të mërkurën mbrëma i është nënshtruar një operimi në spitalin privat “Aloka” për heqjen e tëmthit, proces i njohur ndryshe si heqje e idhëzës.

E për këtë përzgjedhje të Osmanit kanë reaguar edhe nga Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës.

Dhjetëra kirurgë kosovarë që punojnë në institucionet publike shëndetësore, janë ndier të fyer nga përzgjedhja e presidentes Osmani.

Aktualisht Osmani vazhdon trajtimin edhe sot në spitalin Aloka.

LEXO EDHE:

 

FOTO| Osmani ende po trajtohet në “Aloka”, veturat e zyrës së saj vazhdojnë të qëndrojnë aty

Të ngjashme