Lajme
Olluri për Gjykatën Speciale: Nuk po e mbyllni krejt, meqë në asnjë rrethanë s’po mund të kryeni hetime të mirëfillta
Demokracia
12:21 | 07 Dhjetor 2024

Share:

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas akuzës së re të ngritur ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Olluri në një shkrim në Facebook, ka thënë se Gjykata nuk po mund të kryejë hetime të mirëfillta në asnjë rrethanë.

“Gjykata Speciale nuk e liron Thaçin nga paraburgimi me arsyetimin se mundet me ndiku ne hetimet kunder tij.

Tash e akuzojne se nga qelia paska ndikuar ne pengimin e tyre.

S’po e mbyllni krejt Gjykaten Speciale meqe ne asnje rrethane s’po mundeni me kry “hetime te mirefillta”.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme