Sport
Olimpiada e Shahut anulohet në Rusi
Demokracia
22:46 | 25 Shkurt 2022

Share:

Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) ka njoftuar se ka anuluar Olimpiadën e Shahut. Edicioni i 44-të i Olimpiadës së Shahut që pritej të mbahej në Rusi, është anuluar sot (e premte).

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Federatës së Shahut përmes një komunikate në “Twitter”. Federata tutje shtoi se do ta organizojë diku tjetër Olimpiadën.

“Federata Ndërkombëtare e Shahut ka vendosur që Olimpiada e 44-të e Shahut, që përfshin gara me lojtarë edhe me aftësi të kufizuara dhe Kongresi i FIDE nuk do të zhvillohen në Rusi.

FIDE do të bëjë të pamundurën që ta organizojë diku tjetër Olimpiadën për të cilën do ju informojmë me kohë”, thuhet në komunikatën e Federatës. /Demokracia.com

Të ngjashme