Lajme
Oligarkut rus i sekuestrohet superjahti 530 milionë eurosh në Itali
Demokracia
13:16 | 12 Mars 2022

Share:

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një superjaht prej 530 milionë eurosh në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Anija 143 metra që besohet të jetë jahti më i madh me vela në botë – u kap në portin e Triestes në Italinë veriore, tha kryeministri Mario Draghi, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

BE ka vendosur sanksione ndaj shumë miliarderëve rusë dhe vendet kanë filluar të konfiskojnë asetet e tyre.

Javën e kaluar, autoritetet franceze kapën një jaht 88 metra në pronësi të oligarkut Igor Sechin.

Melnichenko, një industrialist me aksione të mëdha në sektorët e plehrave, qymyrit dhe energjisë ruse, u vendos në listën e zezë të sanksioneve të Bashkimit Evropian në fillim të kësaj jave./Demokracia.com/

Të ngjashme