Lajme
Olga Lisnycha i bashkohet grupit të gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë
Demokracia
08:45 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Olga Lisnycha i është bashkuar grupit të gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një njoftimi.

Sipas AGK-së, Lisnycha do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

“Mbrëmë në orët e hershme të mëngjesit, në Kosovë ka mbërritur një gazetare ukrainase, Olga Lisnycha. Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të Ministria e Punëve të Brendshme dhe Kosovo Police”, thuhet në njoftim.

Nga AGK-ja kanë thënë se gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti kanë përfituar pagë mujore.

“Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë përfituar pagë mujore, kurse të Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë. AGK-ja, falënderon partnerët vendorë e ndërkombëtarë që mundësuan programin të implementohet më me lehtësi”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme