Lajme
OKB: Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-ve që mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje
Demokracia
22:32 | 25 Tetor 2023

Share:

Rusia dhe Kina kanë përdorur veton e tyre për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila dënonte Hamasin, shprehte mbështetjen për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe bënte thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

Përfaqësuesi i Kinës thotë se Pekini e kundërshton rezolutën sepse ajo nuk bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Kundër rezolutës së SHBA-ve votuan edhe Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me Rusinë dhe Kinën.

Anglia, Zvicra, Malta, Japonia, Gana, Gaboni, Franca, Ekuadori dhe Shqipëria votuan pro Shteteve të Bashkuara.

Mozambiku dhe Brazili abstenuan.

 

Të ngjashme