Lajme
OKB paralajmëron një krizë ushqimore globale që mund të zgjasë më vite
Demokracia
10:12 | 20 Maj 2022

Share:

Lufta ruse në Ukrainë mund të shkaktojë shumë shpejt një krizë ushqimore globale, që mund të zgjasë me vite, paralajmëron OKB. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se lufta ka rënduar pasigurinë ushqimore në vendet më të varfra për shkak të rritjes së çmimeve.

Guterres i bëri thirrje Rusisë të zhbllokojë eksportet dhe prodhimin e ushqimeve në Ukrainë, si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën.

“Rusia duhet të lejojë rikthimin e eksporteve të sigurta të grurit të depozituar në portet ukrainase. mund të shqyrtohen itinerare alternative, edhe pse kaq nuk do të mjaftonte për zgjidhjen e problemit. Gjithashtu, produktet ushqimore dhe fertilizuesit rus duhet të kenë qasje të pakufizuar në tregjet botërore pa pengesa indirekte”, shtoi sekretari i OKB-së.

Të ngjashme