Lajme
OKB njofton për ngadalësimin e migrimit- shkak pandemia
Demokracia
09:31 | 16 Janar 2021

Share:

Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes një raporti të publikuar të premten ka bërë të ditur se pandemia me COVID-19 ka ngadalësuar migrimin me gati 30%, me rreth dy milionë migrantë më pak midis 2019 dhe 2020.

Numri i migrantëve që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës arriti në 281 milionë në 2020, krahasuar me 173 milionë në 2000 dhe 221 milionë në 2010

Sipas raportit “Migrimi Ndërkombëtar 2020” nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, dy të tretat e migrantëve të regjistruar jetojnë në vetëm 20 vende, me SHBA-në në krye të listës (51 milionë migrantë ndërkombëtarë në vitin 2020), raporton ATSh

Sipas raportit “Migrimi Ndërkombëtar 2020” nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, dy të tretat e migrantëve të regjistruar jetojnë në vetëm 20 vende, me SHBA-së në krye të listës (51 milionë migrantë ndërkombëtarë në vitin 2020), raporton ATSh.

Më pas vijnë Gjermania (16 milionë), Arabia Saudite (13 milionë), Rusia (12 milionë) dhe Britania e Madhe (9 milionë).

India kryeson listën e vendeve me diasporën më të madhe në vitin 2020, me 18 milionë indianë që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes.

Në vitin 2020, numri më i madh i migrantëve ndërkombëtarë banuan në Europë, me një total prej 87 milionë, me Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore që numërojnë secili gati 50 milionë.

Të ngjashme