Lajme
OKB: Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore
Demokracia
17:02 | 05 Mars 2022

Share:

Numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë së shpejti mund të kalojë 1.5 milionë njerëz, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR).

“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha kreu i OKB-së për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rreth 1.3 milionë njerëz janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit.

Polonia thuhet se ka pranuar mbi gjysmën e të gjithë refugjatëve deri më tani, sipas presidentit të vendit, përcjell Klankosova.tv

Numri është gjithashtu i lartë në vende si Hungaria dhe Rumania.

“Jo të gjithë refugjatët po zgjedhin të qëndrojnë në vendet ku mbërrijnë fillimisht. Merrni Rumaninë për shembull. Nga 200 mijë njerëz që udhëtuan atje në tetë ditët e para të luftës, 140 mijë më pas u larguan për të udhëtuar në vende të tjera, duke lënë rreth 60 mijë në Rumani” thonë OKB-ja.

Prandaj, sipas OKB-së, vendet në kufi me Ukrainën po veprojnë si ndalesa e parë për shumë njerëz që ikin nga lufta, ndërsa ata udhëtojnë më tej në vendet e tjera evropiane.

Të ngjashme